Gjykimi për vrasjen e Ferdinand Gjinit | Foto: KALLXO.com
Ekstradohen nga Zvicra të Dyshuarit për Vrasjen e Vitit 2014
Dje dhe sot janë ekstraduar në Kosovë nga shteti i Zvicrës dy të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Ferdinad Gjinit në vitin 2014 në Komunën e Deçanit.
Të ekstraduarit janë sjellë në Gjykatën Themelore të Pejës, ku u është caktuar 1 muaj paraburgim.
Leonard Pnishi dje është ekstraduar nga shteti i Zvicrës dhe po të njëjtën ditë ai ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Sipas prokurorisë, Pnishi dyshohet se bashkë me persona të tjerë janë përgjegjës për vrasjen e Ferdinand Gjinit të vrarë me armë zjarri në urën që lidh fshatrat Llukë dhe Prapaçan më 26 qershor 2014.
http://kallxo.com/arrestimi-4-te-dyshuarve-shtyn-gjykimin-per-vrasjen-e-ferdinand-gjinit/
Kurse gjatë ditës se sotme është ekstraduar nga shteti zviceran, edhe i dyshuari tjetër i këtij rasti, Bekim Raja.
Edhe për ketë të fundit sot në seancën e procedurës paraprake, Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës caktimin e masës se paraburgimit.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Selvane Bukleta.
“Në gjykatë para gjyqtarit të procedurës paraprake L.P është sjellë dje në orën 16:15, dhe B.R është sjellë në gjykatë para gjyqtarit të procedurës paraprake në ora 11:40”, thuhet në përgjigjet për KALLXO.com nga Gjykata Themelore e Pejës.
Bukleta bëri të ditur për KALLXO.com se arrestimi i dy të dyshuarve ndërlidhjet me vrasjen e Ferdinand Gjinit.
Fillimisht për vrasjen e Gjinit ishte dënuar Gjon Pnishi nga Gjykata Themelore e Pejës me 18 vjet burg, mirëpo pasi rasti ishte kthyer në rigjykim, u arrestuan edhe 4 persona tjerë.
Avni e Murat Sinanaj u arrestuan me 2 mars të vitit të kaluar në Pejë, nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e Ferdinad Gjinit.
http://kallxo.com/arrestohen-dy-persona-per-vrasjen-e-ferdinand-gjinit/
Në tetor të vitit të kaluar, rigjykimi për vrasjen e Ferdinad Gjinit u shty me kërkesën e prokurores Valbona Disha- Haxhosaj.
Ajo tha se duhet të ekstradohen edhe dy të dyshuarit tjerë nga Zvicra, për t’u plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e gjykimit.
http://kallxo.com/arrestimi-4-te-dyshuarve-shtyn-gjykimin-per-vrasjen-e-ferdinand-gjinit/
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.