FOTO ILUSTRIM

Ekspozonin Armë në Rrjete Sociale-Arrestohen 4 Persona

Në tri lokacione të ndryshme në kryeqytet policia gjatë bastisjeve të sotme konfiskoi tri revole, katër thika, disa gramë marihuanë dhe një maskë.

Aksioni policor u zhvillua duke u mbështetur në informata të marra nga rrjetet sociale, ndërsa përveç gjetjes së armëve u arrestuan katër persona.

“Gjatë ditës së sotme hetuesit rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë,  duke u mbështetur në informata të marra nga rrjetet sociale, ku persona të dyshuar në profilet e  tyre ekspozonin armë,  sot kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për armëmbajtje pa leje”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas komunikatës, 22 vjeçi me inicialet R. B, 21 vjeçi me inicialet L. B, 21 vjeçi tjetër me inicialet Q. S dhe 18 vjeçi me inicialet F. D, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet e armëmbajtjes pa leje dhe për njërin nga të arrestuarit posedimi i narkotikëve.

KALLXO.com ka shkruar edh për raste tjera të konfiskimit të armëve nga policia duke shfrytëzuar fotografitë e publikuara në rrjete sociale.

http://kallxo.com/del-arme-ne-facebook-policia-shkon-ne-shtepi/

http://kallxo.com/postoi-foto-ne-facebook-denohet-per-armembajtje/