Ekspozohen Këpucët e Lëna në Panikun e ‘Beer Fest’-it

Shumë qytetarë kanë lënë këpucët e tyre në shesh sonte gjatë ikjes në panik si pasojë e të shtënave në vendin ku po mbahet “Beer Fest”.

Organizatorët kanë ekspozuar këpucët e lëna në shesh ndërsa po u bëjnë thirrje qytetarëve që të shkojnë t’i identifikojnë këpucët e tyre dhe t’i marrin ato.

Policia raporton se deri te paniku erdhi kur një person u lëndua dhe u shkrepën armë zjarri në vendin ku po mbahej manifestimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

kepucet1 kepucet2