Eksperti: Udhëtimi i Aktorëve të ‘Lisistratës’ u Bë me Aeroplan

Në gjykimin e ish-drejtoreshës së teatrit Elmaze Nura dëshmoi eksperti i financave Ramadan Ferizi.

Eksperti i financave Ramadan Ferizi për herë të dytë dha dëshminë në gjykimin ku ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Elmaze Nura po akuzohet për keqpërdorim të detyrës lidhur me udhëtimin e shfaqjes “Lisistrata” në Slloveni.

NDËRLIDHUR

Bashkë më Nurën në këtë proces gjyqësor po akuzohet edhe Beqir Beqiri.

Ndonëse tha se në këtë rast nuk ishte shkaktuar asnjë dëm, eksperti, ndryshe nga prokuroria, përmendi një mjet tjetër udhëtimi të aktorëve drejt Sllovenisë.

“Në bazë të dokumentacionit të cilin eksperti e ka pasur në shikim dhe në bazë të shikimit të listave të aktorëve, është vërtetuar se të njëjtit kanë udhëtuar dhe në bazë të shikimit të biletave të aeroplanit është vërtetuar se udhëtimi u krye me aeroplan dhe shfaqja ‘Listrana’ është pranuar dhe është vlerësuar shumë lartë”, tha eksperti.

Sipas aktakuzës dhe shkresave të lëndës udhëtimi në Slloveni për aktorët e kësaj shfaqjeje ishte realizuar me anë të autobusit e jo siç tha eksperti me aeroplan.

Prokuroria pretendon se udhëtimi nuk u organizua në përputhje me Ligjin e Prokurimit në Kosovë.

Eksperti më tutje deklaroi se udhëtimi është dashur të bëhej në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Unë me këtë kam menduar dhe mendoj ende dhe e kam dhënë mendimin tim dhe ndyshe nuk di, se ky subvencion është dashur t’i nënshtrohej procedurës së prokurimit”, tha Ferizi.

Megjithëse në fillim të seancës Tomë Gashi, avokati i Elmaze Nurës, kërkoi që ekspertiza e Ferizit të përjashtohej si provë, në fund të dëshmisë së Ferizit, Gashi tha se e tërheq propozimin e tij.

KALLXO.com edhe më herët e ndoqi këtq proces gjyqësor.

http://kallxo.com/udhetimi-shfaqjes-teatrale-perfundon-ne-gjykate/

21 Prill 2017 - 11:31

Labinot Leposhtica, Arita Gërxhaliu 21/04/2017 - 11:31
NDËRVEPRIMI0

Eksperti: Udhëtimi i Aktorëve të ‘Lisistratës’ u Bë me Aeroplan

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend