Eksperti nga Shqipëria, Hajro Limaj - Foto: KALLXO.com

Eksperti: Shqipëria Gaboi Rëndë në Kundërshtimin e ShBA-së

Hajro Limaj, njohës i politikave të jashtme të Shqipërisë ka folur lidhur me pozitën e Shqipërisë dhe Kosovës karshi tensioneve Lindje-Perëndim.

I ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, Limaj tha se Shqipëria ka gabuar kur votoi rezolutën kundër vendimit të ShBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Nuk e di se sa janë thelluar dhe sa kanë menduar kryeministri dhe ministri jonë i Jashtëm që të bëhen pjesë e një vendimi që kundërshton një vendim që ka marrë presidenti i Amerikës, që faktikisht ne nuk kemi ato potenciale shtetërore të bëhemi pjesë e lobimeve të tilla që bien në kundërshtim me politikën e Amerikës”, tha Limaj.

Ai po ashtu foli lidhur me qëndrimin që duhet të mbajnë Kosova dhe Shqipëria lidhur me Turqinë dhe ShBA-në.

“Amerika është shteti kryesor dhe aleati kryesor që çliroi Kosovën bashkë me UÇK-në, të cilën e ka ndihmuar jashtë mase. Shqipëria nuk ka pse ta mbajë anën e asnjërës, duhet të qëndrojë neutral”, tha Limaj.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ lidhur me strategjitë e Kosovës dhe Shqipërisë karshi politikës së jashtme është edhe historiani Jusuf Buxhovi.

Në këtë edicion po ashtu transmetohet edhe hulumtimi lidhur me strehimin e shtetasve turq që përkrahin lëvizjen ‘guleniste’ në Kosovë.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: