Eksperti i Energjisë: Kosova nuk po shfrytëzon kapacitetet solare për energji

Kosova ka një potencial të konsiderueshëm për të krijuar energji elektrike nga burimi i diellit sipas ekspertit, Lulzim Syla.

Syla është një shqiptar që punon si ekspert në Koln dhe po angazhohet në këshilla për përdorimin e energjisë së ripërtritshme në Kosovë.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Syla tha se përdorimi i kapaciteteve të energjisë solare mund të ndikojë edhe në investime të jashtme.

“Barrikada ka vetëm në gatishmërinë për tu ulur dhe na dëgjuar se Kosova i ka potencial 500 megaëat të instalojë në energji solare dhe kjo e vërtetuar prej institucioneve ndërkombëtare që në realitet kishte me zgjidh problemin e energjisë elektrike në Kosovë edhe kjo do të bënte që së paku bizneset nga diaspora ta kenë të sigurtë furnizimin me energji elektrike, për bizneset që duan të vinë të investojnë është e sigurtë”, tha Syla.

Për këtë temë në debat flasin: Hilmi Gashi, aktivist në Bern, Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Mark Kosmo, Ekonomist në Boston, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Brikena Muharremi, Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Britani.

Emisionin “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: