Eksluzive në DnK: Flet Kryetari i Gjykatës në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kësaj radhe sjell hulumtimin që flet për funksionimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës pas emërimit të gjykatësve nga komuniteti serb.

Në intervistën ekskluzive për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, kryetari i ri i kësaj Gjykate, Nikolla Kabashiq, flet për rrethanat në të cilat janë betuar gjyqtarët serbë.

Ne emisionin e sontëm do të mësoni se çka thotë kryetari i Gjykatës Nikolla Kabashiq, kur ai është pyetur se a i shërben Republikës së Kosovës.

Kabashiq poashtu ka folur edhe për planet e tij për sjelljen para drejtësisë të kontrabandistëve.

Në emision poashtu do të ndiqni edhe intervistën me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili flet për funksionimin e Gjykatës së Mitrovicës dhe për vulat e gjykatave paralele.

Poashtu në emisionin e sontëm do mund të mësoni se çfarë do të ndodhë me vendimet e gjykatave paralele, dhe sa prej atyre vendimeve do të njihen nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Në fund të emisionit do të mund t`i ndiqni pamjet ekskluzive nga aksionet e policisë në luftën kundër krimit në rubrikën e rregullt “Policia”.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet sonte në ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.