ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Ekskluzive: Haradinaj Emëron Këshilltar ish-Drejtorin e Burgjeve

Grupit të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një anëtar.

Shefi i Qeverisë ka emëruar këshilltar për burgjet ish-drejtuesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili është larguar ditë më parë nga kjo detyrë pasi ka mbushur moshën e pensionimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai tha se pozitën e këshilltarit të kryeministrit për burgjet e ka marrë nga data 12 mars.

Zogaj më 27 shkurt të këtij viti ka dorëzuar postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kjo pasi që ai ka dalë në pension.

http://kallxo.com/drejtori-burgjeve-sokol-zogaj-del-ne-pension/

Pozitën e të parit të Burgjeve të Kosovës nuk e ka marrë ende askush.

KALLXO.com ka shkruar për kandidatët që po e synojnë këtë pozitë.