Ekskluzive: Gjykatësit Porositen t’i Ruajnë Veturat

Aksionet e fundit për djegien e veturave zyrtare i kanë alarmuar drejtuesit e sistemit gjyqësor në vend. Nëpërmjet një emaili zyrtar të cilin e ka siguruar KALLXO.com, kryetarët e gjykatave dhe stafi tjetër janë paralajmëruar që ta shtojnë vigjilencën e sigurisë e poashtu makinat të mos i parkojnë jashtë rrethojave të gjykatës.

“Duke pasur për bazë rrethanat e krijuara te sigurisë sidomos lidhur me automjetet zyrtare ku një automjet i gjykatës në Malisheve u dogj në mbrëmjen e datës 16.03.2016, kërkojmë që përdorimi i automjeteve zyrtarë të bëhet vetëm brenda orarit te punës dhe parkimi i automjeteve pas mbarimit te orarit të punës të bëhet vetëm në parkingjet e gjykatave”, thuhet në kërkesën e Sekretariatit të KGjK-së e cila është dërguar tek zyrtarët e gjykatave.

I njëjti email përfundon me porosinë që rojet e sigurimit të gjykatave të shtojnë vigjilencën në aspektin e sigurisë.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Logjistikës në SKGjK.

Drejtori i këtij shërbimi Muhamet Kurtishaj ka pranuar ekzistencën e kësaj porosie përderisa ka sqaruar se kjo është vetëm një kërkesë për zbatuar në plotëni rregulloren e KGjK-së për përdorimin e automjeteve zyrtare.

“Është dërguar edhe shkak të sigurisë është me udhëzim që kerret me u parku në oborret e gjykatave”, ka thënë Kurtishaj.

emaili veturat gjykata

I njëjti ka sqaruar se zyrtarët e gjyqësorit të cilët udhëtojnë me makina zyrtare nga një vend në vendin tjetër duhet që makinat t’i parkojnë në oborret e gjykatave.

Më 16 mars një veturë e gjykatës së Malishevës u dogj nga një sulm me molotovi, ndërsa të njëjtën ditë në Mitrovicë u dogj edhe makina e prokurorit special Ali Rexha.

Këtë ditë më vonë më 20  ndërtesa e gjykatës së Lypjanit u sulmua me koktej molotovi.

http://kallxo.com/prokurorit-ali-rexha-i-digjet-makina/

Para tre muajve, në dhjetor 2015, vetura zyrtare e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi ishte poashtu cak i sulmit me koktej molotovi. Zyrtarisht hetimet për këtë djegie janë duke vazhduar ndërsa Ibrahimi e ka quajtur këtë akt sulm ndaj drejtësisë.

http://kallxo.com/zyrtare-vetura-e-hamdi-ibrahimit-u-dogj-me-benzine/