Foto-ilustrim, burimi: Wikimedia

Ekskavatori dëmton shtëpitë afër objektit që rrënonte

Pronari i një ndërmarrjeje ndërtimore në Gjilan gjatë rrënimit të një shtëpie ka shkaktuar dëme në disa shtëpi të tjera.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 17:00, i dyshuari gjersa ishte duke e rrënuar një shtëpi me ekskavator, nuk ka marrë masa mbrojtëse dhe gjatë rrënimit ka dëmtuar pullazin e një shtëpie tjetër dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa shtëpi të tjera.

Me urdhër të prokurorit është arrestuar pronari i ndërmarrjes dhe drejtuesi i ekskavatorit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.