Edita Tahiri, Ministre për Dialog. Foto: Kallxo.com

Edita Tahiri Mohon se u Sulmua në Veri

Pasi u raportua nga mediet se një lokal në veri të vendit u sulmua derisa në të po qëndronte Edita Tahiri, ish-ministrja për dialog mohoi sulmin

“Ju bëj me dije se është i rrejshëm lajmi i gjoja sulmit ndaj meje në veri të Mitrovicës”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ajo tregoi se mori pjesë në një debat në Mitrovicën Veriore dhe pas tij piu kafe në një lokal të atyshëm me kënaqësi dhe pa shqetësim nga askush.

Ajo megjithatë deklaroi se gjatë shkuarjes dhe kthimit u shoqërua nga Policia e Kosovës, derisa mediat raportuan se lokali ku ajo qëndroi për kafe u sulmua me mjete të forta.

Tahiri në fund të postimit të saj u lavdërua për punën që ka bërë në dialogun e Brukselit, duke thënë se nga ai u vendos sistemi juridik-kushtetues i Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Në gusht të vitit të kaluar pak orë pasi Edita Tahiri kishte qëndruar në lokalin “Dolçe Vita” në Mitrovicën Veriore, kopshti veror i tij ishte djegur.

http://kallxo.com/zjarri-djeg-kopshtin-e-dolce-vitas/

Edhe në janar të këtij viti ishte sulmuar me granatë objekti qeveritar në veri, të cilin e kishte përuruar Edita Tahiri.

http://kallxo.com/sulmohet-granate-objekti-qeveritar-ne-mitrovice-te-veriut/