Edita Tahiri dhe Dialogu Kosovë- Serbi

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, foli për emisionin “Jeta në Kosovë” për procesin e deritanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Në intervistën me Jeta Xharrën, ministrja Tahiri e cila udhëheq delegacionin kosovar në dialogun teknik, foli për marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë dhe nivelin e zbatimit të tyre.

Ajo foli edhe për sfidat me të cilat po përballet dialogu, për strukturat paralele serbe në Kosovë, për rolin e Shqipërisë në procesin e dialogut si dhe për funksionimin e koalicionit qeveritar PDK- LDK.