Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj – Foto: Facebook

Edi Rama Takon Zyrtarët e AAK-së

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të jetë në Prishtinë, me ç’rast do të zhvillojë një takim me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Takimin mes kryeministrit shqiptar dhe zyrtarëve të AAK-së e ka paralajmëruar kjo parti përmes një njoftimi për media.

Takimi do të zhvillohet në selinë qendrore të AAK-së në ora 12:00.

Në njoftim nuk tregohet se për cilat tema do të diskutohet.

Vizita e Edi Ramës vjen në një kontekst të rëndë për partinë opozitare, pasi që lideri i saj, Ramush Haradinaj, po mbahet në Francë, ku është ndaluar më 4 janar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Autoritetet gjyqësore franceze kanë vendosur që Haradinajn ta lirojnë me kusht.

http://kallxo.com/cka-tha-haradinaj-ne-gjykate/