Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Foto: Facebook.

Edi Rama Falënderon Lulzim Bashën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar liderin e opozitës, Lulzim Bashën.

Në këto ditë të rënda të përmbytjeve me të cilat po përballet Shqipëria, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është vazhdimisht në terren, duke i këshilluar banorët që të kenë kujdes dhe duke kërkuar ndihmën e secilit për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet.

Dhe, ky fakt, e ka shtyrë kreun e Qeverisë, Edi Ramën, që ta falënderojë Bashën.

Në një postim në “Facebook”, të shoqëruar me një foto ku shihet Lulzim Basha duke u takuar në terren me njerëz të prekur nga përmbytjet, Rama ka shkruar se gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, “pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”.