Edhe Ramë Buja Largohet nga PDK

Njëri ndër themeluesit e PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti.

Buja letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar sot kryesisë së partisë dhe kryetarit Kadri Veseli.

“Degradimi që po ndodh (qofsha i gabuar) do ta trazojë e çorientojë akoma më shumë këtë subjekt politik, nëse nuk i vihet digë penguese të keqes dhe degjenerimit politik në vazhdim, gjë në të cilën në kam humbur besimin përfundimisht”, theksohet në letrën e dorëheqjes së tij.

Ai ka thënë se arsyet për dorëheqjen e tij janë të shumta dhe se nuk ka dashur që t’i përmend në këtë rast, raporton Rtv21.

Në fillim të gushtit edhe vëllai i Ramë Bujës, Shukriu, kishte njoftuar largimin nga PDK.

Shukri Buja, i cili ishte kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan, kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka zyrtarizuar dje kalimin në Nismën për Kosovën.