Pamje nga ceremonia e gradimit të pesë oficerëve të FSK-së nga radhët e komunitetit joshumicë - Foto: Facebook

Edhe Presidenti Dënon Sulmin Kundër Shtëpive të Pjesëtarëve të FSK-së

Sulmin kundër shtëpive të dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok e ka dënuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Akt të papranueshëm e ka quajtur presidenti sulmin ndaj pronës së pjesëtarëve të FSK-së.

Presidenti i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta zbardh rastin dhe përgjegjësit t’i sjellë sa më shpejtë para drejtësisë.

“Ne jemi të përkushtuar në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe pakicave të tjera në institucionet e Kosovës”, ka shkruar i pari i vendit në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës e ka dënuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.