QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Edhe një Vdekje e Dyshimtë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një ankesë nga një burrë, i cili ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka vdekur në QKUK pas operimit.

Sipas raportit, ankuesi dyshon se bashkëshortja e tij ka vdekur nga pakujdesia ose nga pajisjet mjekësore.

Sipas ankuesit, bashkëshortja i ka vdekur më 2 shtator ndërsa ai është ankuar më 15 shtator.

Policia thotë se rasti, i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë, është nën hetime.

Raportimi i këtij rasti vjen pas disa rasteve të vdekjeve në QKUK që u bënë publike ditëve të kaluara.

KALLXO.com raportoi se tre persona që kanë vdekur në QKUK janë zhvarrosur disa ditë më vonë për t’iu bërë autopsia.

Edhe inspektoratet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë filluar hetime “të pavarura dhe të detajuara” rreth këtyre rasteve të dyshimta të vdekjeve.

http://kallxo.com/ministri-deklarohet-per-vdekjet-e-dyshimta-ne-qkuk/