Edhe Logoja e Re me Dyshime në Origjinalitet

Logoja që duhet të jetë simbol i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nxitur sërish dyshime për kopjim pasi janë gjetur ngjashmëri me një dizajn të një logoje tjetër, raporton KALLXO.com.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë dha urdhër për ndërrimin e logos fillestare për shënimin e përvjetorit jubilar të Pavarësisë së Kosovës, pasi u vunë dyshime mbi origjinalitetin e saj.

Megjithatë, rrjetet sociale kanë arritur që të ekspozojnë edhe logon e dytë e cila ka ngjashmëri të madhe me një logo të përdorur nga partia shqiptare në Maqedoni, BDI për Kongresin Tematik të mbajtur në vitin 2015.

Më poshtë mund të shihni afër njëra-tjetrës dy logot me ngjashmëri: