Foto-ilustrim

Edhe Dy të Arrestuar për Grabitjen e Armatosur në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy të dyshuar lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur më 14 dhjetor në Shtime.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se pas hetimeve të pandërprera lidhur me rastin më 19 dhjetor janë arrestuar edhe dy të dyshuar.

Sipas Policisë, te ta ta janë konfiskuar dy pistoleta.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Policia nuk ka treguar për cilin rast të grabitjes bëhet fjalë por duket se fjala është për grabitjen e armatosur në një kazino.

http://kallxo.com/grabitje-e-armatosur-ne-nje-kazino-ne-shtime/

KALLXO.com ka raportuar për grabitjen e armatosur në kazino.