Foto: Atdhe Mulla

Edhe Dy Aktakuza për Zgjedhjet e 11 Qershorit

Edhe dy aktakuza janë ngritur nga prokuroritë në Pejë e Prishtinë në lidhje me zgjedhjet e 11 qershorit.

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit M. M. për veprën penale kanosje të kandidatit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., më 30.05.2017 në Brestovik të Pejës, ka kanosur të dëmtuarën S.M. sedo të largohet nga venmndi i saj i punës nëse nuk e tërheq kandidaturën për deputete të Partisë Liberale Serbe (SLS) në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ndërsa Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. P. për asgjësim të dokumenteve të votimit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D. P. në qendrën e votimit në fshatin Dobratin të Graçanicës nën ndikim të alkoolit, i revoltuar me arsyen se kinse djali i tij nuk po lejohet të votojë në mungesë të dokumenteve identifikuese të Kosovës, ka ofenduar anëtarët e komisionit zgjedhor dhe fletëvotimin e vet e ka dëmtuar duke e shqyer.

Sot është mbajtur seanca fillestare e gjykimit të D. P., ndërsa ai ka pranuar fajësinë.

Edhe një aktakuzë tjetër është ngritur dje në lidhje me procesin zgjedhor të 11 qershorit.

http://kallxo.com/aktakuza-e-pare-per-zgjedhjet-e-djeshme/