Edhe 8 Deputetë të VV-së në ‘Listën e Zezë’ Pas Gazit Lotsjellës

Edhe tetë deputetë të VV-së rrezikojnë që të mos mund të vazhdojnë seancën për demarkacionin pasi dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit që kanë bashkëpunuar në hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend për katër herë rresht gjatë ditës së sotme.

Deputetët Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj e Shemsi Syla janë ata për të cilët Policia ka vlerësuar se në rastin e funditkanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Deri më tani 6 deputetë të VV-së janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje.

Kryesia e Kuvendit sapo ka filluar mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset për përjashtimim e tyre nga vazhdimi i seancës.

Pritet që seanca të vazhdojë rreth orës 18:15.