Foto-ilustrim

E Sulmojnë dhe ia Grabisin Telefonin dhe 5 Euro

Një qytetar ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur është sulmuar në parkun e qytetit të Mitrovicës.

“Viktima mashkull K-Rom  ka raportuar se të dyshuar të pa njohur e kishin sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur një telefon Samsung  dhe 5 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Në njoftim thuhet se rasti, i cili po trajtohet si grabitje, ka ndodhur dje rreth orës  06:10.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.