Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

E Rrahin Shkaku i një Borxhi

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht viktimën pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një borxhi.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:50 në rr. “Imer Krasniqi”, në Malishevë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF të Malishevës.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga Policia si lëndim i rëndë trupor.