Foto-ilustrim

E Rrah, e Bën për Spital

Policia ka arrestuar në Prizren një person, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Incidenti ka ndodhur në rr. “Zanat”, në Prizren më 22 tetor rreth orës 00:55.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit i njëjti është mbajtur në stacion policor për gjashtë orë dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt.