Foto: Ilustrim

E Rrah Djalin e Mitur të Bashkëshortes

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës familjare, gjatë të cilit bashkëshorti ka sulmuar djalin 11-vjeçar që bashkëshortja e tij e kishte nga martesa e parë.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Prishtinë më 18 janar rreth orës 19:00.

Si pasojë e sulmit fizik, fëmija ka pësuar lëndime trupore.

Ankuesja, nëna e fëmijës, ka raportuar se dhunë fizike dhe psikike nga i dyshuari ka çdo ditë ajo dhe fëmijët e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurori rasti, i cili po trajtohet si dhunë familjare, vazhdon në procedurë të rregullt.