Gjuajtja me armë - Foto: KALLXO.com

E Plagosura nga Plumbi Qorr: Festoni me Zemër!

Aida Shabani, një e plagosur nga plumbi qorr tha për “Drejtësia në Kosovë” se ndodhej afër oborrit të shtëpisë kur u godit në krah.

Ajo deklaroi se dëgjoi krismat por mendoi se janë fishekzjarrë.

“Jam kanë rrugës duke ecur me vëllain, kam dëgjuar dy gjuajtje dhe unë kam menduar që janë fishekzjarrë dhe jam kthy me parë dhe në ato momente me ka rrok plumbi. Unë kam qenë afër oborrit të shtëpisë”, theksoi Aida Shabani,

Ajo u kërkoi njerëzve tjerë që të mos festojnë me të shtëna armësh.

“Ishalla jam e fundit që jam plagos edhe s’ka raste të tjera të plagosjes, me e provua atë çka e kom provua unë dhe me festu me zemër jo me armë”, shtoi Aida Shabani.

Deklaratën e Aida Shabanit mund ta ndiqni në vijim.

“Drejtësia në Kosovë” të premten solli edhe rrëfimin e një nenë të cilës nga plumbi qorr iu vra djali dhe fjalët e një burri që nga një plumb i tillë mbeti në karrocë invalidësh.

http://kallxo.com/uka-plumbi-qorr-la-ne-karroce-invalidi/

http://kallxo.com/rrefimi-nenes-qe-humbi-djalin-nga-plumbi-qorr/