Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, Elmaze Nura në gjykatë - Foto: KALLXO.com

E Pafajshme ish-Drejtoresha e Teatrit

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot të pafajshëm ish-drejtoreshën e Teatrit Kombëtar Elmaze Nura dhe Beqir Beqirin, organizatorin e udhëtimit të aktorëve të shfaqjes “LIsistrata” në Slloveni.

Nura e Beqiri akuzoheshin për keqpërdorim detyre, ngase sipas prokurorisë ishte shkelur Ligji i Prokurimit Publik gjatë përcaktimit të kompanisë që në vitin 2013 dërgoi aktorët dhe rekuizitat e shfaqjes “LIsistrata” në Slloveni.

Elmaze Nura në pozitën e drejtores së Teatrit Kombëtar akuzohet nga prokuroria se nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit të Prokurimit kur është nënshkruar kontratë me kompaninë “Alpina Reisen”, lidhur me transportimin e aktorëve të TKK-së për në Slloveni për shumën prej 5000 mijë eurove.

Po lidhur me këtë udhëtim, Beqir Beqiri akuzohet se pas hetimeve policore dhe kërkesës së dokumentacionit drejtuar në TKK më datën 10 shtator 2015, ka ndërhyrë në dosjen zyrtare duke futur edhe dy oferta të dy kompanive të tjera.

Të dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

KALLXO.com vazhdimisht e ndoqi këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/ish-drejtoresha-e-teatrit-spati-shkelje-ne-udhetimin-ne-slloveni/

Të gjitha shkrimet rreth gjykimit për udhëtimin e aktorëve të “Lisistratës” në Slloveni mund t’i lexoni këtu.