Foto-ilustrim | Foto: Flickr

E Gjen me Goma të Shpuara Veturën e Dërguar për Riparim

Një grua ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë shpuar gomat e automjetit dhe i kanë vjedhur mjetet për riparim dhe zinxhirët e gomave.

Në raportin e policisë thuhet se dëmtimi i gomave dhe vjedhja e zinxhirëve dhe mjeteve tjera kishte ndodhur derisa ankuesja e kishte pasur makinën te një automekanik për riparim.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në Rrugën “Luja Breja” në Mitrovicë.