Një pjesëtar gjerman i KFOR-it

E Ardhmja e KFOR-it Varet nga Gjendja në Terren

Pas lajmeve se KFOR-i gjerman do të tërhiqet nga Prizreni vitin e ardhshëm, zëdhënësi i forcave të NATO-s që kujdesen për sigurinë në Kosovë, në një dëklaratë ka vlerësuar rolin e Gjermanisë për këto forca.

“Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR”, thuhet ne deklarataën e zëdhënësit të KFOR-it.

Deklarata sqaron se e ardhmja e KFOR-it do të vendoset nga situata nëe terren.

“Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, vijon deklarata.

Në deklaratë ërmenden edhe detyrat që ka KFOR-i në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, përfundon deklarata.

Pesë ditë më parë KALLXO.com shkroi për ardhjen në KFOR të 30 ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar.

http://kallxo.com/trupat-britanike-kthehen-ne-kfor/