Sokol Zogaj, drejtor i ShKK. Foto: KALLXO.com

I Dyshuari për Sulm Ndaj Sokol Zogajt Arrestohet në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për KALLXO.com se një 37 vjeçar me inicialet B. A është arrestuar në Gjermani.

“Mbështetur në kërkesën për arrestimin e të dyshuarit B.A, viti i lindjes 1980, autoritetet gjermane kanë ndaluar të njëjtin dhe kanë njoftuar lidhur me këtë PK-në”, tha Krasniqi.

Zogaj ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë më 16 gusht të këtij viti.

Nga sulmi ai kishte marrë lëndime trupore.

http://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-hetimet-ne-rrahjen-e-sokol-zogajt/