I Dyshuari për Mosdhënie të Ndihmës Mjeshtër i Dritareve

I arrestuari i parë në Gjilan për mosdhënie të ndihmës të moshuarit i cili vdiq në rrugët e këtij qyteti është mjeshtër i dritareve plastike.

KALLXO.com mëson se i arrestuari është vëllai i pronarit të një kompanie të dritareve plastike në Gjilan.

KALLXO.com më herët shkroi për të arrestuarin tjetër i cili është shofer i kamionëve.

Gjatë ditës Prokuroria e Gjilanit ka urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar për mosdhënien e ndihmës një të moshuari i cili vdiq skaj rrugës pa iu dhënë ndihma.

Ngjarja ishte shndërruar në temë diskutimi pasi ishte publikuar videoja e kamerave të sigurisë ku shiheshin qytetarët duke kaluar skaj viktimës, pa i ofruar ndihmën.

Më herët u raportua në KALLXO.com se mosdhënia e ndihmës mund të çonte edhe në arrestimin e dy personave të tjerë.

http://kallxo.com/vdekja-e-te-moshuarit-ne-gjilan-praralajmerohen-arrestime-te-tjera/