Dy Vjet Burg për Tri Goditje me Brisk Ndaj Bashkëfshatarit

Pas 10 vitesh gjykim, Milan Vasiq nga fshati Livagjë i Lipjanit u dënua me burgim për tentim vrasje në kohëzgjatje prej 2 vjet.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar Milan Vasiqin për tentim vrasje ndaj Nenad Vasiqit me dy vjet burgim për një rast që ka ndodhur në mars të vitit 2007.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur avokati i të akuzuarit, Haxhi Millaku.

“I mbrojturi im është dënuar me dy vjet burgim”, tha Millaku.

I pyetur se a do të parashtrojë ankesë, ai u përgjigj “sigurisht se po”.

 

Sipas aktakuzës, Milan Vasiq, më 26 mars të vitit 2017, rreth orës 18:00 në fshatin Livagjë të Lipjanit, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin Nenad Vasiq gjatë një grindjeje dhe rrahjeje me të dëmtuarin Nenad Vasiq.

Aktakuza thotë se Milan Vasiq me thikën që e mbante në dorë të djathtë, e kishte therë tri herë të dëmtuarin në anën e majtë të koshit të krahërorit, në vijën e mesme të barkut dhe në anën e majtë të komplikut, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, të cilat “në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetë”.