Dy të Rinj Akuzohen për Sulmin me Thikë në Shkollë në Rusi

Autoritetet e Rusisë i kanë akuzuar dy të rinj për përpjekje për vrasje, pas asaj që tash zyrtarët thonë se ishte sulm i paramenduar, nga i cili u plagosën 12 vetë, në një shkollë në qytetin Perm, para dy ditësh.

Komiteti Hetues ka njoftuar sot se të dy djelmoshat do të arrestohen pasi të lirohen nga spitali, ku po mjekohen për shkak të plagëve të pësuara.

Raportet e para sugjeronin se incidenti ishte një sulm nga persona të jashtëm, ndërsa autoritetet ruse këtë incident e kanë përshkruar si përleshje me thika ndërmjet dy nxënësve, me ç ‘rast disa nxënës të tjerë dhe një mësuese janë plagosur derisa përpiqeshin t’i ndanin.

Por tash, hetuesit besojnë se djelmoshat kishin hyrë në shkollë të armatosur me thika, kishin shkuar në një klasë të shkollës fillore dhe “qëllimisht” i kishin shkaktuar plagë mësueses dhe 9-të nxënësve. Ata, po ashtu, e kishin therur me thikë njëri-tjetrin. /REL