Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dy të Plagosur me Thikë në Qendër të Prishtinës

Policia ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshjeje, kanë sulmuar fizikisht me thikë dy të tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet dje rreth orës 04:35.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.