Vendi ku ndodhi plagosja sot në Vlorë - Foto: Rtv21

Dy të Plagosur nga Armët në Vlorë

Dy persona janë plagosur rëndë në Vlorë nga të shtënat me armë zjarri në Rrugën Transballkanike.

Personat e plagosur me armë zjarri po udhëtonin me makinë kur janë qëlluar.

Dyshohet se këta persona janë qëlluar me automatik.

Nuk dihen ende autorët. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e tyre./21Media