Aksidenti në Mitrovicë | Foto e ardhur në KALLXO.com

Dy të Lënduar-Vetura Bie prej Urës

Një veturë po qarkullonte mbi “Urën e Gjakut” në Mitrovicë kur ra nga atje në rrugën nën urë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha për KALLXO.com se dy persona janë lënduar në këtë aksident.

“Dy persona janë lënduar pasi një veturë ka rënë prej urës duke u dëmtuar vetë dhe duke dëmtuar edhe një veturë tjetër poshtë në rrugë,” tha Zahiti.

Ai tregoi se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë, ndërsa sipas tij policia rastin e ka regjistruar si aksident komunikacioni.

Edhe dje KALLXO.com shkroi për një aksident në Magjistralen Prishtinë-Pejë ku u lënduan tre punonjës të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, njëri prej tyre prokuror.

http://kallxo.com/prokurori-lendohet-rende-ne-aksident/