Ilustrim

Dy të Lënduar pas një Përleshjeje në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime në një përleshje që ka ndodhur para disa minutash në “Rrugën B” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

Zëdhënësja tha se Policia ka marrë informacion për një përleshje mes disa personash.

“Është raportuar për një përleshje mes disa personave. Dy nga personat kanë marrë lëndime, për çka edhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë”, tha zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetare shihet se Policia e ka rrethuar vendin ku ka ndodhur rasti.

Në këto foto shihen pjesëtarët e Policisë duke i bërë hetimet e nevojshme.