Foto-ilustrim

Dy të lënduar nga sulmi i një gruaje në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një dyshuar.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 12:30.

Lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës.

Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika.

Me vendim të prokurorit rasti, i cili po trajtohet si lëndim i lehtë trupor, vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.