Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Dy të Arrestuar për Shantazh në Podujevë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas raportit të përditshëm policor, të arrestuarit dyshohen për shantazh.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 12 janar rreth orës 12:00.

Viktima të këtij rasti të shantazhit janë dy persona të gjinisë femërore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.