Foto: Ilustrim

Dy të Arrestuar për Plagosjen e 18 Vjeçarit në Hajvali

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se sot rreth orës 15:00 në Hajvali është plagosur një 18 vjeçar.

“Rreth orës 15:20 –në fshatin Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur, lëndime trupore ka pësuar viktima i gjinisë mashkullore, i lindur më. I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy prsona si të dyshuar.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, përderisa Njësitet relevante policore janë duke kryer procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.