Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Dy të Arrestuar për Mashtrim të Bashkatdhetarëve me Aviobileta

Dy të dyshuar janë arrestuar pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se gjatë këtij viti kishin mashtruar një numër të bashkatdhetarëve në emër të nxjerrjes së aviobiletave në Zvicër dhe Gjermani.

Policia njofton se nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve.

Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 CHF dhe 25,798 €.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vepra për të cilën dyshohen të arrestuarit është mashtrim.

12 Gusht 2017 - 13:29

Naser Sertolli 12/08/2017 - 13:29
NDËRVEPRIMI30

Dy të Arrestuar për Mashtrim të Bashkatdhetarëve me Aviobileta

by Naser Sertolli
NA NDIQNI

Send this to a friend