Foto: Ilustrim

Dy të Arrestuar për Grabitje

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar dje dy persona, të cilët dyshohet të jenë autorë të grabitjes së dy shtetaseve të Shqipërisë, ngjarje që ka ndodhur më 21.09.2016 rreth orës 00:30 minuta, në rr. “12 Qershori”, në Ferizaj.

Atë natë, të dyshuarit B.G. (21-vjeç) dhe V.G. (16), pasi kanë sulmuar fizikisht dy viktimat, të cilat po ktheheshin në banesë pasi kishin përfunduar punën, me forcë ua kanë marrë çantat e krahut në të cilat kishin dokumentet personale dhe rreth 5.000 euro.

Pas këtij veprimi, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policorë tek i dyshuari B.G. kanë gjetur dhe konfiskuar 2.750 euro si dhe një orë dore dhe një bateri, të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit B.G. është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh,ndërsa ndaj të miturit V.G. ndalim policor për 24 orë.