Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dy të Arrestuar për Fajde

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga Njësia Speciale Operative (NJSO), ka arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale fajde.

Operacioni policor është realizuar në Lipjan me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Me këtë rast, janë arrestuar S.T. (i lindur më 1975) dhe N.D. (1964).

Gjatë kontrollit në një banesë në Lipjan zyrtarët policorë kanë gjetur disa shënime të cilat do të shërbejnë si dëshmi për kryerjen e veprës penale fajde.

Sipas një komunikate të Policisë, dyshohet se viktima të dyshuarit të parë ia ka marrë borxh një sasi të konsiderueshme të parave, të cilit është dashur t’ia paguajë një shumë më të lartë se borxhi i huazuar, mirëpo edhe përkundër kësaj i dyshuari në fjalë ka vazhduar t’i kërkojë para shtesë viktimës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të viktimës së njëjtë dhe të dyshuarit të dytë, për të cilët Policia ka siguruar informacione dhe prova materiale.

Pas intervistimit dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit kujdestar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.