Foto: Ilustrim

Dy të Arrestuar për Dhunë Ndaj Gruas dhe ish-Gruas

Në Prishtinë një person është shoqëruar në stacion policor pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me armë ish-bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës i është ofruar trajtim mjekësor.

I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me 35 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 23:00.

Edhe në Viti është arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur dje rreth 2:30.