Komuna e Prishtines

Dy Rrugë të Prishtinës Bllokohen për Dy Muaj

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” në komunën e Prishtinës nga dita e hënë do të jenë të bllokuara për qarkullim.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës të hënën do të filloj realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën Fehmi Agani.

Në njoftimin e komunës thuhet se këto dy rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që sipas komunës pritet të zgjasin rreth 60 ditë.