Dy Persona Sulmojnë Shtetasen e Shqipërisë

Policia më anë të raportit të saj ditor ka treguar se gjatë ditës së djeshme në Rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë dy persona janë arrestuar për sulm dhe kanosje ndaj një gruaje shtetase e Shqipërisë.

Policia pas veprimeve të marra dhe gjatë kontrollit të njërit prej të dyshuarve ka arritur që të gjejë dhe të konfiskojë një armë.

Sipas raportit, nuk njoftohet për të lënduar.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i rastit dhe dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës ndaj grave.