Aksident

Dy Kosovarë të Vdekur në Aksident në Itali

Një aksident tragjik me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga në Itali.

Një makinë në bordin e të cilës udhëtonin 3 shtetas kosovarë ka dalë nga rruga duke u aksidentuar rëndë.

Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjeç kanë mbetur të vdekur, ndërsa kosovari i tretë është i lënduar e në rrezik për jetën.

Makina është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Policia italiane ka hapur një proces hetimor për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti. Supozohet se dalja e makinës nga rruga është shkaktuar nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga lodhja e gjumi që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit.