Aksident i mëhershëm komunikacioni - Foto: Arkiva/KALLXO

Dy Aksidente në Drenas, 8 Veta Përfundojnë në QKUK

Sipas Policisë, aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth orës 7:00 të mëngjesit, në Fushticë, kur i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin “Renault”, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën “VW Golf”.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë, tre femra dhe një mashkull, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK-Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 12:45, në Poklek.

Policia njofton se i dyshuari mashkull, shtetas i Austrisë, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën me targa WM-QX3, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur veturën “Opel” furgon.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK-Prishtinë.