Qyteti bregdetar i Durrësit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Durrës Vdes Motociklisti

Policia shqiptare ka bërë me dije se në Durrës një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe se si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit të fundit. “Më datë 13.07.2017, rreth orës 17:40, në Shënvlash Durrës, shtetasi K. M. , 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është perplasur me motoçikletën tip “Piagio”, pa targa me drejtues shtetasin D. M. 55 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Fatkeqësisht drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.