Pirja e duhanit pranë shenjës për ndalim | Foto: KALLXO.com

Duhani i Ndaluar Rrejshëm

Në Ditën Botërore Pa Duhan me aktivitete të ndryshme në Kosovë u tentua vetëdijesimi kundër pirjes së cigareve e për një ambient më të shëndoshë.

Më së shumti aktivitete zhvilluan të rinjtë e nxënësit, të cilët sipas një hulumtimi të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik edhe po e përdorin shumë këtë produkt.

Edhe pse në Kosovë në maj të vitit 2013 hyri në fuqi Ligji për Kontrollin e Duhanit që e ndalon pirjen e cigareve nëpër hapësira të mbyllura publike, sot edhe ministri i Shëndetësisë e pranoi se ligji nuk po zbatohet.

KALLXO.com dhe Gazeta Jeta në Kosovë vazhdimisht kanë shkruar për moszbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe problemet që ky moszbatim po u shkakton atyre që nuk e pinë atë.

http://kallxo.com/duhani-jashte-kontrollit/

Duhan Pa Kontroll Në Orët e Vona

Edhe sot ekipet e KALLXO.com fotografuan pirës të duhanit të patrazuar nga inspektorët, në hapësirat me shenja që e ndalojnë atë.

zyrtare duhnpirja shpuzorja shpuzorja1